Kartonët dhe penalltitë bëhen ferr për klubet shqiptare në Europë

Futboll

Kartonët dhe penalltitë bëhen ferr për klubet shqiptare në Europë

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 11:03
Kartonët dhe penalltitë bëhen ferr për klubet shqiptare në Europë

Dy penallti dhe dy kartonë të kuq mes Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Konferencës.

Aventura e klubeve shqiptare në Kupat e Europës po tregon mungesë disipline nga lojtarët.

Të paktën kjo është ajo që kanë shfaqur deri më tani kampionët në fuqi të Tiranës, por edhe Laçi e Vllaznia në ndeshjet e mbrëmshme. Fillimisht në Dudelanzh-Tirana mesfushori Vesel Limaj mori karton të kuq. Më pas, rikthehet dhe shkakton penallti në ndeshjen ndaj Zrinjski Mostar.

Për të ardhur te mesfushori i Laçit, Sebastjan Spahiu, që në pak minuta bën dy faulle krejtësisht të evitueshme në Moldavi dhe lë ekipin me 10 lojtarë për më shumë se një orë lojë.

Ndërsa në debutimin e tij te Vllaznia, mbrojtësi Juriç shkaktoi një penallti naive. Të gjitha këto ndikojnë tek ekipet tona, por është koha që lojtarëve t’u fiksohet disiplina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat