Murseli: Ishte paraqitje fantastike

Futboll

Murseli: Ishte paraqitje fantastike

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 11:30
Murseli: Ishte paraqitje fantastike

Presidenti i Dritës, Valon Murseli është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Antwerp.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se është jashtëzakonisht i lumtur me rezultatin dhe performancën e “Intelektualëve.

“Po ndjehem jashtëzakonisht mirë dhe jam shumë i lumtur. Ishte një paraqitje fantastike, një barazim në Belgjikë për ne është shumë i mirë. Shpresoj të kemi fat në ndeshjen kthyese, besoj që së bashku me tifozët do t’ia dalim të kualifikohemi tutje”, tha Murseli.

Ndeshja kthyese zhvillohet me 28 korrik, në ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat