Josa: Kualifikimi ende i hapur

Futboll

Josa: Kualifikimi ende i hapur

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 13:00
Josa

Vllaznia nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 ndaj rumunëve të Universitatea Craiovës në sfidën e vlefshme për turin e dytë eliminator të Conference League, teksa kualifikimi do të vendoset një javë më vonë në Rumani.

Trajneri Mirel Josa pranoi se kundërshtari është një ekip mjaft cilësor, megjithatë u shpreh i bindur se kualifikimi është i hapur.

“E kisha studiuar kundërshtarin mirë dhe ata luajnë gjithmonë njësoj, por ne u dhamë mundësi të na bëjnë pak më shumë presing, pasi kishim pak pika referimi. Kur dilnim nga mbrojtja duhej të bënim më mirë, sidomos në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë treguam një tjetër fytyrë dhe ishim më të qartë në organizimin e manovrës. Do të shkojmë në Rumani jo vetëm me mendjen për t’u mbrojtur, por edhe për të sulmuar me logjikë. Mendoj se kualifikimi është ende 50%-50% dhe do të luajmë deri në fund shanset tona.

Vulajn nuk e futa fare, pasi më duhej të ndërroja sistemin e lojës dhe kjo nuk ishte e mirë të bëhej në minutat e fundit. Për më tepër, mori edhe një karton të verdhë në nxehje. Latifi nuk është në formën e tij më të mirë dhe nuk besoj që do të rikuperojë për një javë. Kaina bëri shumë mirë, ndërsa nga Aralica prisja edhe më shumë. Megjithatë në tërësi jam i kënaqur me angazhimin që treguan djemtë”, u shpreh trajneri i Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat