Kritikoi Barcelonën, Kahn “i tërheq veshin” Nagelsmanit

Futboll

Kritikoi Barcelonën, Kahn “i tërheq veshin” Nagelsmanit

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 20:29
Kritikoi Barcelonën, Kahn “i tërheq veshin” Nagelsmanit

Shefi i Bajernit të Mynihut, Oliver Kahn, nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën bombë të lëshuar nga trajneri Julian Nagelsman që kritikonte ashpër Barcelonën për merkaton e bërë.

Nagelsman pati akuzuar Barcelonën duke deklaruar se një klub me aq shumë borxhe po bën çfarë do në merkato, duke afruar lojtarë pa fund, përfshirë edhe Robert Levandovskin.

Kjo deklaratë e tij ka sjellë reagimin e shefit të Bajernit, Oliver Kahn, i cili i ka tërhequr veshin trajnerit të ekipit.

“Askush nga ne nuk ka të drejtë të gjykojë për financat e një klubi tjetër. Aq më shumë një trajner.

Nuk është detyra e tij të merret me financat e Barcelonës. Ata e dinë vetë se çfarë bëjnë, i dinë më mirë se kushdo llogaritë e tyre”, ka thënë Kahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat