Trajneri i Empolit e konsideron të pashitshëm Bajramin

Futboll

Trajneri i Empolit e konsideron të pashitshëm Bajramin

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 23:40
Trajneri i Empolit e konsideron të pashitshëm Bajramin

Nedim Bajrami është një emër që pëlqehet së tepërmi nga Fiorentina.

Por kartoni i lojtarit shqiptar duket i vështirë për tu blerë nga vjollcët. Paolo Zaneti e konsideron “fantazistin“ 22-vjeçar si një pikë kyçe të projektit të tij dhe ka vënë veton për qendrimin e tij. Trajneri i ri i Empolit ka zbuluar për “La Gazzetta dello Sport“ se Bajrami është emri i parë që i kërkoi klubit të mbante këtë merkato.

“Dikush në veçanti që kam dashur ta stërvis?

Po, Bajramin. Është emri i parë që përmenda në bisedën me drejtorin, duke i kërkuar që ta mbajë. E kam konsideruar gjithmonë shumë të rrezikshëm, çdo ditë shoh potencialin e tij.

Ai di të bëjë gjithçka: ndërtim, asistime, gola dhe në zona të ndryshme të fushës. Por Empoli ka shumë lojtarë interesantë, si Viti”, ka thënë Paolo Zaneti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat