Reprezentuesi i Kosovës: Në sezonin e ri nuk dua vetëm të asistoj, por edhe të shënoj

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës: Në sezonin e ri nuk dua vetëm të asistoj, por edhe të shënoj

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 11:04
Reprezentuesi i Kosovës: Në sezonin e ri nuk dua vetëm të asistoj, por edhe të shënoj

Mërgim Vojvoda është shndërruar në një nga lojtarët titullarë të Torinos në Serie A me mbrojtësin e Kosovës që ka shkëlqyer në korsinë e djathtë të “Granatave”. Anësori ka një raport të mirë me trajnerin Ivan Juric dhe së fundmi shprehet se në këtë pikë ndihmon shumë fakti se trajneri i flet hapur dhe ia thotë gjërat në sy. Ndër të tjera, për DAZN, Vojvoda tregon edhe objektivin personal për sezonin e ri.

“Duam të rritemi si individë dhe si skuadër, ne kërkojmë të përmirësohemi gjithnjë. Në sezonin e kaluar u renditëm më mirë se ai paraardhësi dhe kështu në sezonin e ri do të tentojmë të bëjmë më mirë se vjet.

Juriq është nga ata trajnerë që flet hapur dhe t’i thotë gjërat në sy, në të mirë dhe në të keqe. Të bën të rritesh dhe të ndihmon shumë.

Në këtë skuadër ka shumë lider, por secili duhet të ndjejë përgjegjësinë dhe të jetë një lider. Lideri nuk është vetëm ai që flet, por edhe ai që jep shembull e tij me punën. Në sezonin e ri nuk dua vetëm të asistoj, por edhe të shënoj. Të paktën pesë apo gjashtë gola”, u shpreh Vojvoda,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat