Arsenali dëshiron ta blindojë Sakan, pritet rinovimi i kontratës

Futboll

Arsenali dëshiron ta blindojë Sakan, pritet rinovimi i kontratës

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 11:23
Bukayo Saka

Skuadra londineze, Arsenal, thuhet se i ka ofruar një kontratë të re afatgjate yllit, Bukayo Saka, raporton “Daily Mail”.

Saka, kontrata e tanishme e të cilit përfundon pas dy vitesh, është gati të nënshkruajë vazhdimin që do ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në klub.

Bisedimet besohet se po shkojnë shumë mirë me Sakan, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2024, me Arsenalin që shpreson të sigurojë të ardhmen e tij për një kohë të gjatë në “Emirates”.

Që prej promovimit nga akademia e Aarsenalit, Saka ka arritur të bëjë 131 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 23 gola dhe 29 asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat