Hummels habit

Futboll

Hummels habit

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 12:28
Hummels habit

Mats Hummelsit, ashtu si edhe shokut të tij te Dortmunti, Marko Rojs, u skadon kontrata pas një viti, por sipas drejtorit Sebastian Kehl, duhet të rrinë të qetë.

Klubi i vlerëson dhe diskutimi i kontratave të tyre do të bëhet në kohën e duhur e me mënyrat e duhura. Dyshja në fjalë janë legjenda të verdhezinjve dhe i nevojiten ekipit, ndaj do të trajtohen si të tillë.

Ndërkohë, ka qenë vetë Mats Humels që e ka nxjerrë veten nga diskutimet dhe jo për mungesë dëshire që të vijojë të luajë ende në Dortmund.

“I kam thënë drejtorit Kehl disa herë që të mos shqetësohet. Me kushtet aktuale fizike unë nuk e ndiej veten të denjë për të merituar rinovimin me Borusian.

Veçanërisht në vitin e fundit kam vuajtur disa probleme fizike e nuk kam mundur të jap atë që pritje nga unë. Për momentin nuk e meritoj të kem një kontratë të re”, ka deklaruar Humels.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat