Veton Berisha te Hammarby

Futboll

Veton Berisha te Hammarby

Nga: K. Goca Më: 23 korrik 2022 Në ora: 14:31
Veton Berisha te Hammarby

Sulmuesi i kombëtares norvegjeze, shqiptari Veton Berisha, ka nënshkruar për Hammarby.

Kështu që, Berisha bëhet bardheblu dhe kontrata e tij do të zgjas katër vjet e gjysmë. 28-vjeçari bashkohet në fillim të javës së ardhshme me ekipin suedez.

Ai së fundi është paraqitur për Viking-un.

“Me Vetonin kemi një sulmues të kombëtares, i cili është i dëshmuar se shënon gola dhe i jep pikë ekipit të tij dhe është lider në fushë dhe jashtë saj.

Jemi shumë krenarë që si klub kemi punuar në mënyrë metodike për të qenë në një pozicion për të tërhequr dhe nënshkruar një lojtar të kalibrit të Berishës dhe ai ka shfaqur një dëshirë të madhe të vijë tek ne dhe të përfaqësojë Hammarby”,  thotë Jesper Jansson, drejtor i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat