Vëllazëria e Loro Boriçit rikthehet

Futboll

Vëllazëria e Loro Boriçit rikthehet

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 15:32
Vëllazëria e Loro Boriçit rikthehet

Një leksion i madh u dha nga Loro Boriçi në ndeshjen kundër Craiovas, aq sa u duartrokit edhe nga vetë trajneri i rumunëve. Ky i fundit veçoi vetëm stadiumin dhe atmosferën e krijuar: “U kënaqa që luajta në një vend dhe ambient të tillë”.

Nuk ishin thjeshtë tifozë, por një Vëllazëri që i bashkonte e njëjta dëshirë, ekipi i tyre duhej të fitonte. Femra, të moshuar, fëmijë, burra dhe adoleshent. Nga të gjitha grup moshat dhe pa dallim gjinie, të gjithë kishin përfunduar në Loro Borici duket e kthyer një ndeshje futbolli në festë.

Vërtet për t’u duartrokitur një pamje e tillë që nuk ndodh shpesh në futboll. Në fakt, nga Shkodra jemi mësuar me situata të tilla, por në kohën e Brdaric, po humbej disi ky identitet i formuar nga qyteti në fjalë prej vitesh.

Acarimi dhe tensioni i gjermanit reflektonte edhe tek tifozët me shishet e ujit të hedhura në fushën e lojës, që nuk kanë asnjë lidhje të vetme me mbështetësit e Vllaznisë. Kjo nuk ndodhi kundër Craiovas, as në momentin kur ekipi pësoi gol.

Përkundrazi, qetësia e Mirel Josës na bëri të kuptonim realisht sesa ndikon edhe sjellja e trajnerit në këtë problematikë. Padyshim që në atë barazim të Vllaznisë në Europë kishte dy fitore të mëdha, respekti që tani kundërshtari ka krijuar pas nënvlerësimit dhe tifozeria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat