Neymari injoron klubet e tjera

Futboll

Neymari injoron klubet e tjera

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 16:02
Neymari

Neymari nuk është i interesuar për të ndryshuar klub gjatë kësaj merkatoje.

Futbollisti, në një intervistë të dhënë së fundi, thotë se ndihet mirë te kampionët francezë.

Javë më parë vërshuan zërat që braziliani do të jetë në listën e shitjeve, pasi klubi nuk llogaritë në të, por duket se kjo nuk po qëndron.

Të paktën kështu thotë 31-vjeçari i cili shprehet se nuk i është thënë ndonjëherë se do të largohet.

“Dua të qëndroj. Askush nga klubi nuk më ka thënë se nuk jam jashtë planeve për të ardhmen. Nuk e di çfarë planesh kanë për mua. Dua të qëndroj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat