Pique vërshëllehet në El Clasico: Shakira, Shakira!

Futboll

Pique vërshëllehet në El Clasico: Shakira, Shakira!

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 10:05
Gerard Pique

Mbrojtësi i FC Barcelonës, Gerard Pique, u fishkëllye në El Clasico në Las Vegas dhe merrte thirrjet ‘ Shakira , Shakira’ sa herë që prekte topin kundër Real Madridit.

Barcelona mposhti Real Madridin 1-0 në një ndeshje miqësore në ShBA.

Pique u inkuadrua në pjesën e dytë dhe sapo bëri kontaktin e parë me topin, turma nisi fishkëllimet.

Disa tifozë brohoritën emrin e Shakirës dhe futbollisti spanjoll thjesht i injoroi.

Rafinha shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutë e 27-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat