Klopp: Shikoni rezultatin, jo procesin

Futboll

Klopp: Shikoni rezultatin, jo procesin

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 18:39
Klopp

Jurgen Klopp ka deklaruar se Liverpooli nuk do të blejë ndonjë tjetër futbollist në afatin kalimtar të kësaj vere.

Trajneri gjerman tha se skuadra e tij është e kompletuar tashme.

“Nëse nuk ka lëndime apo shitje, skuadra jonë është tashmë e kompletuar. Shpresoj që kjo të mos ndodhë në mënyrë që tifozët e Liverpoolit të përqendrohen në gjëra të tjera”, tha ai.

Derisa në pyetjen se a mund të largohet dikush nga skuadra, Klopp tha:

“Unë nuk flas për gjëra të tilla, ju e dini këtë. Shikoni rezultatin, jo procesin, mos harroni këtë”.

Kujtojmë se “Të Kuqtë” transferuar tre futbollistë në afatin kalimtar të kësaj vere.

Darwin Nunez, Fabio Carvalho dhe Calvin Ramsey janë futbollistët që iu bashkuan klubit nga Liverpooli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat