​Arne Slot në Feyenoord deri në vitin 2025

Futboll

​Arne Slot në Feyenoord deri në vitin 2025

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 20:27
Arne Slot

Eksperti holandez i futbollit, Arne Slot (43) ka vazhduar kontratën me Feyenoord deri në vitin 2025, njoftoi klubi nga Roterdami.

Slot në shkurt e ka zgjatur kontratën deri në vitin 2024, ndërsa tani bashkëpunimin edhe për një vit.

"Suksesi i papritur i shpejtë i sezonit të kaluar më forcon besimin se qasja jonë mund të funksionojë mirë në Roterdam. Unë e konsideroj një privilegj të jem në gjendje ta bëj këtë këtu me një staf me cilësi të lartë dhe kushte të shkëlqyera. Përveç kësaj, mendoj se puna jonë është shumë e mirë. Vitin e kaluar, ne bëmë hapa të mëdhenj në rrugën e re që Feyenoord filloi”, tha Slot për faqen e internetit të klubit.

Në karrierën e tij si trajner, ai drejtoi edhe ekipin AZ Alkmaar.

Sezonin e kaluar, Feyenoord arriti në finalen e Ligës së Konferencës, ku humbi ndaj Romës dhe përfundoi i treti në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat