Bayerni gjen pasuesin e Lewandowskit?

Futboll

Bayerni gjen pasuesin e Lewandowskit?

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 14:56
Bayerni gjen pasuesin e Lewandowskit?

Bayern Munich raportohet se ka gjetur pasuesin e Robert Lewandowskit.

Sipas mediave gjermane, kampionët në fuqi të Gjermanisë e duan yllin e Espanyolit, Raul de Tomas për të zëvendësuar Lewandowskin.

Krerët e ‘bavarezëve’ shumë shpejtë do të takohen me Espanyolin për të pyetur rreth mundësisë së transferimit të 27 vjeçarit në ‘Alianz Arena’.

Bayern Munich thuhet se janë të gatshëm që një pjesë nga 50 milionëshi që përfituan nga shitja e Lewandowskit, t’i investojnë në transferimin e Tomas, të cilin klubi gjerman synon që shumë shpejtë ta sjellë në Munich.

De Tomas në sezonin e fundit me Espanyolin ka zhvilluar 34 ndeshje në la Ligë duke shënuar 17 gola..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat