Jeta e një djaloshi 11 vjeçar është kompletuar, luajti futboll me Messin në plazh – video

Futboll

Jeta e një djaloshi 11 vjeçar është kompletuar, luajti futboll me Messin në plazh – video

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 10:43
Messi dhe djaloshi

Një djalë 11-vjeçar përfundoi duke luajtur futboll me Lionel Messin ndërsa ishte në pushime me familjen e tij.

Mackenzie O'Neill, nga Londra, ishte duke luajtur futboll në plazh vetëm në ishullin mahnitës të Karaibeve, Jumby Bay në Antigua.

Ai pushon në të njëjtin plazh çdo vit, por në këtë rast ka pasur një përvojë të paharrueshme.

Messi, golashënuesi rekord i Barcelonës dhe Argjentinës, po qëndronte me miqtë dhe familjen e tij në plazhin e njëjtë ku po qëndronte O’Neill, përcjell KosovaPress.

Babai dhe agjenti i Messit, Jorge, panë Mackenzie duke luajtur me një top në rërë i vetëm dhe menjëherë e ftuan atë të bashkohej me superyllin e futbollit dhe djalin e tij të madh Thiago.

"Messi ishte me familjen e tij në plazh. Unë isha vetëm dhe fillova të gjuaja topin tim disa metra larg vendit ku ishin," tha Mackenzie për gazetën argjentinase “Ole”.

“Babai i tij Jorge më hodhi një top dhe më pyeti nëse doja të luaja me ta dhe më pas luajtëm futboll me Thiago dhe Messin për 45 minuta. Thiago është një lojtar fantastik për moshën e tij dhe nuk kishte turp të luante. Të luash me Messin ishte e pabesueshme”, shtoi më tej O’Neill.

Mackenzie nuk pati shumë biseda me Messin për shkak të gjuhës, por ai mori përkthim përmes gruas së tij Antonella Roccuzzo dhe përfundoi duke kaluar pak kohë me familjen e Messit.

Videon e O’Neill duke luajtur futboll me Messin e gjeni më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat