Ajaxi ngrit çmimin për Antonyn

Futboll

Ajaxi ngrit çmimin për Antonyn

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 14:56
Ajaxi ngrit çmimin për Antonyn

Ajax ka ngritur çmimin e kërkuar për anësorin brazilian, Antony, në një përpjekje për të shuar interesin nga Manchester United.

Trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag është i interesuar të sjellë yllin brazilian në “Old Trafford” këtë verë.

Gjiganti holandez kërkonte afro 80 milionë euro për Antonyn, ndërsa tani raportohet se krerët e Ajaxit po kërkojnë një shumë më të madhe për shërbimet e sulmuesit brazilian.

Kjo gjë do të paraqesë problem të madh për United në mundësinë e transferimit të Antonyt, pasi që Ajaxi tani po kërkon afro 100 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e brazilianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat