Chelsea apo Barcelona?

Futboll

Chelsea apo Barcelona?

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 17:54
Chelsea apo Barcelona?

Jules Kounde sezonin e ardhshëm do të jetë një futbollist i Barcelonës me katalanasit që arrijnë një tjetër goditje të bujshme në këtë merkato pas transferimit të Robert Lewandowskit, Kessie apo Christensen e Raphinha.

Presidenti Joan Laporta e lajmëroi se do të fokusohej tek transferimi i një mbrojtësi dhe në fund ia doli të mposhtte konkurrencën e Chelsea që prej kohësh ishtë në tratativa me Sevillan madje duke ofruar edhe 55 milionë paund.

23-vjeçarin ka arritur marrëveshjen personale me Barcelonën të dielën ndërsa vendimtar në këtë “operacion” të suksesshme të spanjollëve ka rezultuar edhe vetë ndërhyrja e trajnerit Xavi Hernandes i cili bindi francezin me idenë e rikthimit të bluagranave sërish në majën e futbollit europian.

Ndërkaq, ende nuk bëhen të ditura shifrat e transferimit, megjithatë pritet që në orët e ardhshme të zbardhen të gjitha detajet të cilat bënë që Kounde sezonin e ardhshëm të luajë në Camp Nou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat