Napoli barazon

Futboll

Napoli barazon

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:03
Napoli barazon

Napoli ka vazhduar përgatitjet për fillimin e sezonit me një ndeshje miqësore të luajtur kudër Adana Demirspor, që drejtohet nga Vinçenco Montela.

Napolitanët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në këtë sfidë, duke treguar se nuk janë ende në ritmin që duhet para fillimit të sezonit.

Skuadra e Spaletit në fakt zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në pjesën e parë, teksa krijoi raste dhe goditi edhe traversën me Rrahmanin. Në pjesën e dytë, ajo kaloi e para në avantazh me Lozanon.

Një episod që zgjoi Adana që nisi të sulmonte më shumë, sidomos pas aktivizimit të Balotelit. Ky i fundit me mjeshtëri fitoi e pastaj transformoi një penallti, duke barazuar shifrat.

Pak minuta para fundit, Seri kaloi në avantazh skuadrën turke me një tjetër penallti. Por një gjuajtje -kros e Lozanos në minutën e 93-të bëri që sfera të ndalej në rrjetë e sfida të mbyllej në barazimin 2-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat