Neville nuk i ndal “thumbat” ndaj Barcelonës

Futboll

Neville nuk i ndal “thumbat” ndaj Barcelonës

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 21:11
Neville nuk i ndal “thumbat” ndaj Barcelonës

Jules Kounde u zyrtarizua te Barcelona si afrimi më i ri i katalanasve gjatë kësaj merkatoje. Mbrojtësi francez u transferua në “Camp Nou” për shifrën e 60 milionë eurove plus bonuse, teksa “refuzoi” kalimin te Chelsea.

Menjëherë pasi u prezantuar si një katalanas, ish-legjenda e Manchester United nuk i ndal “thumbat” ndaj Barcelonës.

Garry Neville ka bërë një postim në rrjetet sociale duke thumbuar haptash katalanasit.

“A e di ai se nuk i paguhet paga e plotë nëse duan ta heqin qafe?”, thuhet në postimin e Neville, derisa ka shpërndarë atë të Fabrizio Romanos.

Ish-legjenda e djajve po kritikon Barcelonën që nuk po u paguan pagat lojtarëve, specifikisht Frenkie de Jongut që po kërkohet nga United.

Neville ka kërkuar ndërhyrjen nga FIFA dhe lojtarët të marrin veprime ligjore ndaj klubit katalanas që nuk i paguan obligimet dhe bën transferime të tjera,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat