Laporta: Ndihem borxhli ndaj Messit, dua që ai ta mbyll karrierën te Barcelona

Futboll

Laporta: Ndihem borxhli ndaj Messit, dua që ai ta mbyll karrierën te Barcelona

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 09:07
Lionel Messi

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se ndihet borxhli ndaj Lionel Messit pas largimit të tij në verën e kaluar te Paris Saint-Germain.

Messi befasoi të gjithë në verën e 2021-tës duke u larguar pas më shumë se 20 vitesh nga Camp Nou.

Megjithatë, largimi i tij asnjëherë nuk u miratua nga tifozët Blaugrana, të cilët janë mësuar me legjendën e tyre.

Borxhli për largimin e yllit argjentinas ndihet edhe presidenti Laporta, i cili dëshiron që Messi të rikthehet dhe të pensionohet te Barca.

“Ndihem borxhli ndaj Leo Messit”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Do të doja që fundi i karrierës së tij të ishte te Barcelona me duartrokitje në çdo stadium. Unë mendoj se ne mund ta bëjmë atë të ndodhë”.

“Kjo është aspirata jonë, qëllimi im me Leon është i qartë”, përfundoi presidenti i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat