Ronaldo reagon për të ardhmen

Futboll

Ronaldo reagon për të ardhmen

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 15:32
Ronaldo reagon për të Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të mediave më prestigjioze ditët e fundit duke qenë se portugezi nuk e ka vendosur të ardhmen e tij teksa ndryshe nga Manchester United, pretendon që në sezonin e ri të luajë në Champions League.

Ndaj, së fundmi janë përmendur shumë klube si destinacione të mundshme për CR7, diçka që nuk i ka pëlqyer vetë 37-vjeçarit që nëpërmjet një postimi në Instagram thekson se nëse nuk do të ishte emri i tij në qendër të thashethemeve atëherë mediat nuk do të bënin dot para.

“Është e pamundur që të mos flasin për mua çdo ditë.

Megjithatë e kuptoj pasi në të kundërt mediat nuk do të bënin dot para, ata e dinë shumë mirë se nëse nuk gënjejnë atëherë nuk tërheqin audiencë. Vazhdoni kështu, ndoshta një ditë do ta qëlloni të vërtetën”, shprehet Ronaldo në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat