Werner në radarin e Realit

Futboll

Werner në radarin e Realit

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 17:10
Timo Werner

Timo Werner po shihet si një opsion për sulmin e Real Madridit.

Me Marianon dhe Broja Mayoral që priten të largohen përfundimisht nga ‘Santiago Bernabeu’, Benzema pritet të jetë sulmuesi i vetëm për ‘Mbretërit’.

Andaj ata po shikojnë opsionet për një lojtar në fazën e sulmit.

Sipas ‘Defensa Central’, Real Madrid është i interesuar të nënshkruajë sulmuesin e Chelseat, Timo Werner këtë verë.

Raportohet se gjigantët e La Ligës do të përballen me konkurrencën e Arsenalit dhe Juventusit, të cilët gjithashtu janë të interesuar për nënshkrimin e ndërkombëtarit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat