Chelsea pranon që Werner të largohet

Futboll

Chelsea pranon që Werner të largohet

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 15:27
Chelsea pranon që Werner të largohet

Timo Werner raportohet se është gjithnjë e më afër largimit nga Chelsea.

Sulmuesi gjerman është i lidhur me një largim nga “Stamford Bridge” tash e një kohë, asi besohet se nuk është i lumtur me hapësirën te skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel.

Eksperti i transferimeve, Fabrizo Romano, ka bërë të ditur se “Blutë” janë të gatshëm ta lejojnë Wernerin që të largohet, por në formë huazimi.

Megjithatë, sipas Romanos, nuk përjashtohet që në një marrëveshje të përfshihet edhe opsioni i blerjes së përhershme të lojtarit.

Juventusi dhe Leipzigu janë klubet e interesuara për 26-vjeçarin, por që ende nuk ka asgjë në këto drejtime.

Ndërkohë, Newcastle United nuk ka hapur ende bisedimet e drejtpërdrejta për të nënshkruar me Wernerin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat