Befason Ibrahimovic: Nëse dal në pension, futbolli vdes

Futboll

Befason Ibrahimovic: Nëse dal në pension, futbolli vdes

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 19:59
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ka folur në lidhje me pensionimin e mundshëm të tij.

Pavarësisht që gjatë këtij viti Ibrahimovic do të mbush plotë 41 vjeç, ai duket se nuk e mendon pensionimin.

Kur u pyet nga një fans se kur do ta lë futbollin, ylli suedez u përgjigj:

“Kurrë. Nëse dal në pension, futbolli vdes!”, tha ai.

Ibrahimovic së fundmi vazhdoi kontratën edhe një vit me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat