Mane debuton me gol! Bayerni forcë për Leipzig-un, fiton Superkupën e Gjermanisë 

Futboll

Mane debuton me gol! Bayerni forcë për Leipzig-un, fiton Superkupën e Gjermanisë 

Nga: K. Goca Më: 30 korrik 2022 Në ora: 22:22
Mane debuton me gol!

Bayerni i Munihut është fitues i Superkupës së Gjermaninë.

Finale për t’u mbajtur mend, tetë gola, secili më i bukur se tjetri në stadiumin “Red Bull Arena” në Leipzig.

Futbollisti Sadi Mane debutoi me gol në radhët e Bayernit dhe feston trofeun e parë me ekipin e ri.

Image

Senegalezi shfaqi lojë shumë të mirë, duke ndihmuar bavarezët në fitore.

Bayerni shënoi fitore me rezultat 5:3 ndaj Leipzigut.

Për Bayernin shënuan Musiala (14'), Mane (31'), Pavard (45'), Gnabry (66'), Sane (90+8'} dhe për Leipzig-un Halstenberg (60'), Nkunku (77') e Olmo (89’).

Trajneri Julian Nagelsmann e nis mbarë me Bayernin, me trofe edicionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat