Flamurtari nuk ndalet

Futboll

Flamurtari nuk ndalet

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 23:40
Shkalla

Klubi i Flamurtarit vazhdon goditjet në merkato, për t’u profilizuar menjëherë si pretendent për kthimin në Superiore.

Vlonjatët po bëjnë afrime interesante që do t’i ndihmojnë të luajnë në një kampionat ku këtë vit do të ketë shumë pretendentë.

Klubi zytarizoi sot firmën me qendërmbrojtësin Silvestër Shkalla, një emër i njohur për elitën e futbollit shqiptar ku ka luajtur me skuadra si Teuta, Bylis e Kastrioti, pa harruar këtu edhe eksperiencën me Dinamon apo së fundmi atë me Ulpianën në kampionatin kosovar.

Ndërkohë, sot Flamurtari ka zhvilluar edhe një miqësore përgatitore ndaj Turbinës që u mbyll me shifrat 2-2.

Kuqezinjtë luajtën në formacionin titullar me Moçka, Neziri, Bici, Emanuel, Silue, Ramadani, Pjeshka, Indio, Zan Bi, Ribaj dhe Diamanti. Pjeshka dhe zëvendësuesi Metani ishin ata që shënuan golat për skuadrën vlonjate në këtë duel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat