Kërkohet me ngulm nga Juventusi

Futboll

Kërkohet me ngulm nga Juventusi

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 11:27
Kërkohet me ngulm nga Juventusi

Sulmuesi i Liverpulit, Roberto Firmino, është prej kohësh në radarët e Juventusit, i cili shikohet si zëvendësuesi i duhur i Vlahoviçit.

Gjithsesi duket se ai nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra angleze dhe këtë e ka treguar pas triumfit në “Community Shield” përballë Mançester Sitit.

“Jam shumë i lumtur te Liverpuli. I jam mirënjohës Zotit që jam këtu, duke luajtur për një klub me lojtarë të mëdhenj dhe të fitoj tituj. Dëshira ime është të qëndrojë.

Jam i lumtur këtu dhe kjo është e gjitha që mund të them. Dua të qëndrojë këtu”, ishin fjalët e brazilianit për mikrofonat e “TNT Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat