Bayern refuzon sërish Ronaldon

Futboll

Bayern refuzon sërish Ronaldon

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 12:29
Ronaldo

Është kthyer në një telenovelë lëvizja e mundshme e Ronaldos te Bayern Munich, dhe mbetet padyshim kryefjala e kësaj merkatoje verore.

Bavarezët i kanë mbyllur “derën” përfundimisht 37-vjeçarit, pas deklaratës së fundit të një prej drejtueseve, Oliver Kan.

Sipas tij ekipi nuk do të transferojë asnjë sulmues për të zëvendësuar Levandovskin, i cili tanimë është lojtar i Barcelonës.

“Ne nuk do të transferojmë asnjë sulmues, për këtë nuk ka diskutime. Ne i kemi opsionet tona në skuadër. Zirkze, Çupo-Moting dhe të riun Matis Tel”, u shpreh Kan.

Ronaldo ka përsëritur kërkesën për të ikur nga Manchester United, edhe pas bisedimeve që ka zhvilluar së fundmi me drejtuesit e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat