Manchester United gati të bëjë gjithçka për De Jong

Futboll

Manchester United gati të bëjë gjithçka për De Jong

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 13:27
Frenkie de Jong

Manchester United dëshiron të nënshkruajë me Frenkie de Jong me çdo kusht, dhe kjo është arsyeja pse ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që ta bindin holandezin të largohet nga Barcelona.

Sipas gazetës ‘SPORT’, drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ do të bëjnë një ofertë përfundimtare të pakundërshtueshme, e cila do ta bënte atë lojtarin më të paguar në skuadër.

United dhe Barcelona do të takohen për të mbyllur marrëveshjen pasi të përfundojnë përgatitjet parasezonale në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Mbetet të shihet nëse me ofertën e fundit do të bindet holandezi të kalojë në ‘Old Trafford’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat