Gjermani do të ndjek gjurmët e një tjetër sulmuesi

Futboll

Gjermani do të ndjek gjurmët e një tjetër sulmuesi

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 11:49
Timo Werner

Sulmuesi i Chelseat, Timo Werner duket i vendosur për të kërkuar një aventurë të re jashtë Anglisë pas problemeve që ka hasur me formën e tij te “Blutë”.

Gjermani duket se do të ndjek gjurmët e një tjetër sulmuesi që u largua nga londinezët i cili është Romelu Lukaku dhe do të kërkojë rikthimit te ish-skuadra e tij Lajpcig.

Sipas raportimeve nga “Sky Sport Germany”, 26-vjeçari ka kontaktuar me klubin gjerman nëpërmjet agjentit të tij për tu informuar lidhur me mundësitë e rikthimit në skuadërn ku shkëlqeu disa sezone më parë.

Çelsi e transferoi gjermanin duke paguar 53 milionë euro te Lajpcig dhe nuk do të pranonte më pak se 35 milionë euro për të lejuar sulmuesin të ribashkohet me ish-skuadrën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat