Palermo mbetet në kërkim të një trajneri të ri

Futboll

Palermo mbetet në kërkim të një trajneri të ri

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 12:34
Palermo

Pas dorëheqjes së Baldinit, klubi i Palermos është vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër trajner dhe deri tani lista e kandidatëve sa vjen e shtohet me shpejtësi.

Luca D’Angelo, Eugenio Corini dhe Moreno Longo janë kontaktuar tashmë nga klubi jugor italian, megjithatë vendimi nuk është marrë ende dhe së fundi në skenë ka dalë emri i Paolo Vanolit.

Ky i fundit bëri mjaft mirë te Spartaku i Moskës, ku u largua pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe tani është një trajner i lirë. Emri i Vanolit josh jo pak drejtuesit e Palermos, që kanë parashikuar të mbajnë edhe me të një takim, sot ose maksimumi nesër, për të vendosur më pas se kujt do t’ia besojnë drejtimin.

Palermo ka kaluar në pronësinë e të njëjtin grup që zotëron edhe Manchester City-n dhe projekti i tyre është madhor, ndaj synimi afatshkurtër është rikthimi i skuadrës sa më shpejt në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat