Messi ndërhyn te forcat e sigurisë, kjo është arsyeja

Futboll

Messi ndërhyn te forcat e sigurisë, kjo është arsyeja

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 13:09
Messi ndërhyn te forcat e sigurisë

Lionel Messi shënoi golin e parë sezonal personal dhe të PSG-së në fitoren 4-0 ndaj Nantes në finalen e Superkupës së Francës. Në fund të sfidës, “ylli” argjentinas, teksa po shkonte në dhomat e zhveshjes ne stadiumin “Bloomfield” të Tel-Avivit (Izrael), ndërhyri te forcat e sigurisë që kishin ndalur me dhunë një tifoz të ri që kërkonte të takonte idhullin e tij.

Messi udhëzoi rojet që ta lironin tifozin dhe i dha atij kohë që të merrte telefonin e tij përpara se të qëndronte me të për një foto dhe ta përqafonte.

7 herë fituesi i Topit të Artë i dha mundësi djalit të vogël të bënte një “selfie”, që pa dyshim do ta jetë një nga kujtimet më të bukura të jetës së tij.

Sulmuesi argjentinas shfaqi formë shumë të mirë në fitoren e thellë të PSG-së. Messi realizoi golin e parë, më pa shënuan Neymar e Sergio Ramos. Golin e rezultatit përfundimar e sigloi braziliani, që e mbyll sfidën me dygolësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat