Ky është kundërshtari i mundshëm i Shkupit

Futboll

Ky është kundërshtari i mundshëm i Shkupit

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 13:30
Ky është kundërshtari i mundshëm i Shkupit

Liga e Europës, ashtu si ajo e Kampionëve, ka mësuar fazën e saj përfundimtare të “playoff”-it, nga të cilat do të dalin emrat e fundit të kualifikuar për fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkupi, nëse arrin të kualifikohet përballë Shamrok Rovërsit, do të ndeshet me skuadrën humbëse të çiftit, Karabag-Ferenncvarosh.

Një përballje e vështirë për skuadrën e shqiptarëve të Zyrihut, ku do të përballet me ekipin skocez të Hërt, nëse arrin të kalojë Linfild.

SFIDAT:

Dnipro-1 – AEK Larnaca / Partizan Beograd

Gent – Omonoia

Austria Vien – Fenerbahçe / Slovaçko

Linfild / Zyrih – Hërt

Maribor / Helsinki – Silkeborg

Malmo / Dudelanzh – Sivaspor

Karabag / Ferençvarosh – Shamrok Rovërs / Shkupi

Makabi Haifa / Apollon Limasol – Olimpiakos / Sllovan Bratislava

Crvena Zvezda / Pjunik – Sherif Tiraspol / Viktoria Plzen

Ludogorets / Dinamo Zagreb – Bodo-Glimt / Zalgiris Vilnius

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat