Ajaxi ndalon parullat në stadiume

Futboll

Ajaxi ndalon parullat në stadiume

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 19:54
Ajaxi ndalon parullat në stadiume

Lutja për fanella të futbollistëve në ndeshjet e Ajaksit në Amsterdam kanë marrë fund, dhe këtë tifozët e skuadrës së njohur holandeze e kuptuan që në fundjavë kur në hyrje të stadiumit për ndeshjen e Superkupës të humbur përballë PSV, rojet e sigurisë nuk i lejuan që të merrnin parullat e zakonshme me vete.

Tani është bërë zakon që në tribuna të shfaqen vazhdimisht, sidomos fëmijë, duke mbajtur parulla që u kërkojnë lojtarëve të veçantë fanellat. Por parulla të tilla kanë filluar të kthehen në problem dhe Ajaksi ka vendosur t’i ndalojë kategorikisht në “Johan Krujf Arena”.

Sipas mediave holandeze, Ajaksi u kishte shpjeguar grupeve të tifozëve këtë vendim, duke treguar se lojtarët shpesh nuk i shohin të gjitha këto parulla që shtohen ndeshje pas ndeshje, e më pas interpretohen si arrogante.

Nga ana tjetër, parullat prej letre, tashmë cilësohen edhe si rrezik zjarri brenda impianteve, ndaj nga ky sezon, nuk do t’i lejojnë në shkallaret e stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat