Celina nënshkruan me Kasimpasan

Futboll

Celina nënshkruan me Kasimpasan

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 21:22
Celina

Bersant Celina karrierën do ta vazhdojë në Turqi.

Reprezentuesi i Kosovës ka kompletuar huazimin e tij nga Dijoni te Kasimpasa.

Lajmi është bërë i ditur këtë të martë nga klubi turk.

Celina do të luajë si i huazuar te Kasimpasa për sezonin 2022/23, teksa në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes.

25-vjeçari në sezonin e fundit ishte i huazuar te skuadra angleze, Ipswich Town.

Ndryshe, Bersant Celina me Dijonin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.  

Vlen të theksohet se mesfushori prizrenas te Kasimpasa do të bashkohet me reprezentuesin tjetër kosovar, Florent Hadërgjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat