Aksidentoi për vdekje një motoçiklist, klubi i prish kontratën

Futboll

Aksidentoi për vdekje një motoçiklist, klubi i prish kontratën

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 11:57
Klubi i prish kontratën

Skuadra braziliane, Palmeiras, ka prishur kontratën me futbollistin Renan Victor për shkak të një ngjarjeje të rëndë që i ka ndodhur futbollistit.

Sikurse informojnë nga Brazili, qendërmbrojtësi ka aksidentuar për vdekje një motoçiklist 38-vjeçar mëngjesin e 22 korrikut në San Paolo, teksa po kthej nga një festë.

Lojtar, fillimisht u arrestua, por shumë shpejt u lirua pasi pagoi një shumë të majme prej 45 mijë eurosh si garanci, që do t’i shkonte familjes së viktimës.

Renan, i cili i jepte makinës pa patentë dhe në gjendje të dehur rrezikon deri 10 vite burg. Në kushte të tilla, për të mos prishur imazhin e klubit, Palmeiras e përjashtoi nga organika, duke i prishur kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat