Tare planifikon dy goditjet e fundit

Futboll

Tare planifikon dy goditjet e fundit

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 14:39
Tare

Lazio ka një dëshirë të madhe të qëndrojë lart (të përmirësojë vendin e pestë  të sezonit të kaluar dhe të bëjë më mirë në Europë) dhe ka nevojë për të paktën dy elementë të tjerë për të kënaqur kërkesat e Sarri-t.

Në fakt, nuk kanë mjaftuar 7 blerjet e zyrtarizuara deri tani (i fundit ka qenë Vecino) për të qetësuar të gjithë ambientin bardhekaltër. Po përshpejtohet punë për Provedel dhe do të bëhet gjithçka është e mundur për të marrë në Formello Emerson Palmieri-n.

Po portierin e datëlindjes ’94, situata mund të zhbllokohet nga një moment në tjetrin: pasi lamtumirës së Reina-s dhe Strakoshës në portë, Lazio është vënë menjëherë në lëvizje duke marrë Maximiano nga Granada.

Megjithatë, drejtori sportiv Tare po punon prej javësh me Spezia-n për blerjen e Provedel, i cili konsiderohet si një alternativë shumë e mirë edhe si titullar për bardhekaltrit.

Është pak më e komplikuar situata e Emerson Palmieri: mbrojtësi i krahut që do të merrej nga Chelsea me formulën e huazimit, por duhet të pranojë që të heqë dorë nga një pjesë e rrogës që merr në Londër (4,5 milionë).

Për momentin, siç ka bërë të ditur La Gazzetta dello Sport, italo-braziliani do të kthehej me shumë dëshirë të luante me trajnerin Sarri, pas eksperiencës së përbashkët londineze, dhe te Lazio do të ishte titullar i padiskutueshëm (për momentin në atë pozicion luajnë Hysaj dhe Marusic, të dy të përshtatur), por mungon akoma një marrëveshje e vërtetë.

Bardhekaltrit synojnë ta gjejnë brenda 14 gushtit për t’u paraqitur në ndeshjen e parë të kampionatit të ri me merkaton e mbyllur. Më pas do të shfrytëzoheshin javët e fundit për të parë nëse do të paraqitet një mundësi për të gjetur zëvendësin e Immobile, një pozicion që mbetet akoma i zbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat