Gjashtë skuadrave të Kosovës iu bllokohet afati kalimtar nga FIFA!?

Futboll

Gjashtë skuadrave të Kosovës iu bllokohet afati kalimtar nga FIFA!?

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 18:57
Gjashtl skuadrave të Kosovës iu bllokohet afati kalimtar nga FIFA,!?

Gjashtl skuadrave të Kosovës iu bllokohet afati kalimtar nga FIFA, tri nga Superliga, dy nga Liga e Parë dhe një nga Liga e Dytë!

Skuadrat kanë qenë mjaft aktive në merkaton verore, para edicionit 2022/23. 

Megjithatë, Olle merr vesh se gjashtë skuadrave të futbollit iu bllokohet afati kalimtar nga FIFA, ku tri prej tyre janë klube nga Superliga.

Bëhet fjalë për Prishtinën, Llapin dhe Drenicën, teksa nga FIFA e kanë pësuar edhe Feronikeli dhe Arbëria nga Liga e Parë dhe Besa e Ligës së Dytë.

Kjo bllokadë nga FIFA vjen si pasojë e borxheve të këtyre klubeve ndaj futbollistëve dhe ish-futbollistëve të cilët i kanë paditur klubet kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat