Detajet e transferimit të lojtarit

Futboll

Detajet e transferimit të lojtarit

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 18:31
Alex Telles

Manchester United pagoi 40 milionë euro për të blerë mbrojtësin brazilian Alex Telles nga Porto në vjeshtën e 2020-ës, megjithatë futbollisti nuk bindi aspak dhe nuk ia doli të shndërrohej në titullar te “djajtë e kuq”.

As ulja në pankinë e Eric Ten Haag nuk ndryshoi situatën për Telles, që këtë sezon do të luajë në huazim në La Liga, pasi është zyrtarizuar transferimi te andaluzianët e Sevillas.

Kanë qenë këta të fundit që kanë njoftuar akordin, duke bërë me dije se Alex Telles vjen në huazim të thjeshtë nga Manchester United, pa të drejtë apo detyrim blerjeje në fund të sezonit.

Telles konfirmon sërish marrëdhëniet e mira mes dy klubeve, pasi vitin e kaluar Manchester United dha në huazim te Sevilla sulmuesin francez Anthony Martial, i cili është rikthyer këtë vit si protagonist në “Old Trafford”, ndaj anglezët shpresojnë që të njëjtin efekt të ketë edhe huazimi i Telles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat