Shkupi kërkon playoffin e Europa Ligës në Irlandë sonte

Futboll

Shkupi kërkon playoffin e Europa Ligës në Irlandë sonte

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 20:35
Shkupi

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi sonte do të kërkojë playoffin në Europa Ligë në Dublin sonte

Skuadra e trajnerit Goce Sedloski do të luajë kundër skuadrës së Shamrock Rover, që është kampion i Republikës së Irlandës.

Sedloski ka startuar me formacion 4-3-3 ku në portë ka startuar Naumovski kurse në mbrojtje Demiri, Margvelashvili, Fausin dhe Timovski.

Mesfusha e Shkupit përbëhet nga Albert Lamane, Alvarez dhe Putita.

Sulmi shkupjan për sonte ka këtë përbërje: Cephas, Adetunji dhe Hamidi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat