Zurich i shqiptarëve këndellet, fiton në Irlandën Veriore

Futboll

Zurich i shqiptarëve këndellet, fiton në Irlandën Veriore

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2022 Në ora: 22:38
Pamje nga ndeshja

Kampioni i Zvicrës, Zurich, është në krizë të rezultateve, megjithatë sonte këndellet me fitoren me rezultat 0:2 ndaj Linfield në Belfast të Irlandës Veriore, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Europa League në futboll.

Vendasit u përpoqën por pa forcë ndaj skuadrës zvicerane. 

Golat i realizuan Aiyegun (8'), Gnonto (64').

Futbollistët shqiptarë, Fidan Kryeziu, Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi, u paraqitën standardë dhe Donis Avdijaj debutoi nga minuta e 72-të dhe Bledian Kransiqi u aktivizua në minutën e 85-të për Zurich-un. 

Kamberi në minutën e 41-të u ndëshkua me karton të verdhë. Zurich me një këmbë është në play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat