Rummenigge: Ja cila është skuadra favorite në Itali

Futboll

Rummenigge: Ja cila është skuadra favorite në Itali

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 12:19
Rummenigge

Sezoni i ri i Serisë A është shumë afër dhe lufta për titullin parashikohet të jetë e luftuar dhe emocionuese si ajo e sezonit të kaluar.

Një nga protagonistet pritet të jetë edhe Roma e Jose Mourinho-s, e cila është përforcuar ndjeshëm me Paulo Dybala në sulm dhe Georgino Wijnaldum në mesfushë.

Karl-Heinz Rummenigge, ish-drejtues i Bayern Munich dhe legjendë e Inter-it, ka folur në lidhje me futbollin italian dhe kampionatin 2022/23:

“Roma ka rilindur si një klub i rëndësishëm. Për shumë kohë nuk ka fituar asgjë, por falë Jose Mourinho-s ia ka dalë, nuk ka fituar Champions-in, por ka fituar”, ka thënë gjermani për Gazzetta dello Sport.

“Mourinho ka bërë shumë mirë në të kalaurën, është një njeri me imazh të madh, dhe edhe për të ardhmen, duke parë blerjet e rëndësishme të bëra.

“Në Rom ëndërrojnë diçka më shumë, por nuk besoj se mund ta fitojnë titullin. Sipas mendimit tim, skuadra që e nis sezonin si favorite është Inter-i”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat