Adriano: Nuk më besohet që jam unë

Futboll

Adriano: Nuk më besohet që jam unë

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 14:00
Adriano

Ka luajtur në nivelet më të larta të futbollit botëror dhe është cilësuar si një nga sulmuesit më të fortë në vitet 2000.

Por “Perandori” Adriano vazhdon të emocionohet kur sheh momentet e tij të jashtëzakonshme me fanellën zikaltër.

Kështu ka qenë edhe në një video të publikuar nga klubi i Interit, ku ai shfaqet teksa sheh një gol që ka shënuar në minutën e 92-të, në derbin e sezonit 2005-2006. Një gol që i dha fitoren 3-2 zikaltërve dhe pamjet e të cilët e emocionuan dukshëm ish-sulmuesin.

“Edhe sot e kësaj ditë ka raste që nuk më besohet që jam unë”, thotë ish-futbollisti teksa shikon ato pamje dhe festimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat