Gundogan komenton largimin e Jesus e Zinchenkos: Arsenali do të jetë shumë i rrezikshëm

Futboll

Gundogan komenton largimin e Jesus e Zinchenkos: Arsenali do të jetë shumë i rrezikshëm

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 18:53
Gundogan komenton largimin e Jesus e Zinchenkos: Arsenali do të jetë shumë i rrezikshëm

Mesfushori i Manchester Cityt , Ilkay Gundogan, ka thyer heshtjen e tij për largimin e Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko nga klubi këtë verë.

Gundogan, i cili shënoi dy gola në ditën e fundit të sezonit të kaluar për t’ia siguruar fitoren 3:2 Cityt kundër Aston Villas, fitore kjo që i dha Cityt titullin e Premier Ligës, po hyn në sezonin e tij të shtatë në “Etihad Stadium”.

Ai nuk ishte lojtari i vetëm që luajti një rol kyç në suksesin e Cityt sezonin e kaluar, pasi Jesus dhe Zinchenko, tani lojtarë të Arsenalit, dhanë kontribute të paçmueshme.

Jesus iu bashkua Arsenalit në një marrëveshje me vlerë prej 55 milionë eurosh muajin e kaluar, përpara se Zinchenko të ndiqte rrugën e brazilianit, duke u transferuar te Arsenali për një tarifë prej rreth 35 milionë eurosh, përcjell KosovaPress.

Para se City të filloj sezonin e ri 2022/23 të Premier Ligës me ndeshje kundër West Ham United, Gundogan zhvilloi një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh në llogarinë e tij në “Twitter”.

I pyetur se si ndihej për largimin e dy shokëve të skuadrës, mesfushori gjerman pranoi se Cityt do t'i mungojnë ata.

“Të dy janë lojtarë dhe karaktere të shkëlqyera”, u përgjigj ai. "Nënshkrime të shkëlqyera për Arsenalin që do t'i bëjnë ata edhe më të rrezikshëm sezonin e ardhshëm. Sidomos Jesus, e ka treguar këtë që në ndeshjet e tij të para", tha më tej Gundogan.

Jesus shënoi shtatë gola në pesë ndeshjet para-sezonale të Arsenalit, duke përfshirë këtu një hat-trick në fitoren 6:0 kundër Sevillas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat