Messi, Neymar dhe Mbappe po stërviten nga njeriu që nuk ka ende diplomën e UEFA-s

Futboll

Messi, Neymar dhe Mbappe po stërviten nga njeriu që nuk ka ende diplomën e UEFA-s

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 11:43
PSG pa trajner

Një telash i madh është hapur për trajnerin e ri të PSG në Francë.

Christophe Galiter nuk i është miratuar kontrata e re nga ana e Federatës Franceze të Futbollit.

E gjitha kjo e ka një shpjegim, megjithëse është në kufijtë e së pabesueshmes.

Christophe Galtier nuk e ka diplomën e UEFA Pro. Sipas rregullores, ajo duhet të rinovohet në çdo tre vite. Gatlier nuk e ka rinovuar ende, duke e harruar një gjë kaq të rëndësishme, megjithëse po drejton në stërvitje Lionel Messi, Mbappe dhe Neymar.

Tashmë trajneri është i detyruar që ta zgjidh situatën sa më shpejt të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat