Reagojnë llapjanët 

Futboll

Reagojnë llapjanët 

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 12:45
Reagojnë llapjanët 

Klubi i futbollit Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës, reagon sa i përket afatit kalimtar.

“Sot kemi pranuar lajmin nga FIFA se KF Llapit nuk i është bllokuar merkato, pas disa mesazheve dhe sqarimeve me FIFA-n dhe i lusim portalet dhe ata persona që janë afër këtyre portaleve se duhet të kontaktojnë fillimisht me personat kompetent pranë klubeve para se të publikojnë lajme që mund edhe ta dëmtojnë imazhin e klubeve në këtë kohë kur kampionati është afër për të filluar.

Pranë disa portaleve mund të ndodh që edhe ndonjë skuadër është e përfshirë pasi iu ka hyrë herët frika dhe po mendojnë se mund ta ulin imazhin e KF Llapit dhe se nëse vazhdohet me këso lajmesh tendencioze nuk do rrimë duarkryq por do të ngremë padi në gjykatat tona sepse po dëmtohet imazhi i një klubi me traditë dhe me një organizim që shumë klube e kanë ëndërr të vijnë këtu ku është tashmë KF Llapi.

Reagojmë edhe ndaj disa personave kompetent që shpërndajnë informacione të brendshme, që puna e tyre është të ruajnë informacionet e brendshme brenda institucionit ku punojnë por nëse edhe një herë tjetër ndodh e njëjta gjë pa shikuar mirë se çfarë fshehet prapa saj do kenë pasoja.

Po ashtu njoftojmë opinionin se KF Llapi ka regjistruar me kohë të gjithë futbollistët për edicionin garues 2022/23 dhe të gjithë kanë drejtë loje nga ndeshja e parë e edicionit ndaj Drenicës që zhvillohet më 14.08.2022 në Stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.

Ne vazhdojmë punën dhe do t'ia dalim drejt synimit që kemi duke i mposhtur edhe ata që janë jashtë fushës së gjelbër”, reagon Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat