Ky ishte boshnjaku shtatlartë, disa vite luajti për Prishtinën e gjeneratës së artë 

Futboll

Ky ishte boshnjaku shtatlartë, disa vite luajti për Prishtinën e gjeneratës së artë 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2022 Në ora: 13:40
Mehinoviq në mes

Një fotografi sa një mijë fjalë e gjeneratës së artë të Prishtinës.

Mbrojtës – mesfushori shtatlartë Rifat Mehinoviq (sot i ka 66 vjeç), që në vitin 1983 erdhi në radhët e Prishtinës nga radhët e Sllobodës së Tuzllës.

Ai u paraqit deri në vitin 1986 për Prishtinën e cila për pesë vite qëndroi në elitën e futbollit ish jugosllav.  

Dashamirët e vjetër të futbollit e mbajnë mend si sot shtatlartin me numër 6-të, një luftarak i madh.  

Nga e majta Rexhep Gaxholli, Rifat Mehinoviq dhe Fadil Vokrri.

Në prapavijë nga e majta Zoran Batrovoqi, Skënder Shengyli, Behajdin Gjilani dhe me ngjyrë të verdhë portieri Sllobodan Shujica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat