Fofana, Chelsea bën ofertë të majme drejt Leicester

Futboll

Fofana, Chelsea bën ofertë të majme drejt Leicester

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 13:59
Fofana

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, skuadra e Chelseat ka bërë një ofertë të re të përmirësuar drejt Leicester Cityt për mbrojtësin francez, Wesley Fofana.

Chelsea i ka hyrë seriozisht garës për të siguruar shërbimet e Fofanas, ku fillimisht kishte bërë një ofertë në regjionin e 70 milionë eurove, por që ajo ofertë ishte refuzuar menjëherë nga “Dhelprat”.

Tani, “Blutë” e Londrës janë rikthyer me një ofertë të re, ku kanë paraqitur propozimin prej 83 milionë eurosh drejt Leicester për Fofanan, por që përsëri klubi i këtij të fundit e ka refuzuar këtë ofertë.

Trajneri i Leicester, Brendan Rodgers është duke insistuar ta mbajë Fofanan në skuadër duke thënë që lojtari nuk është në shitje.

Në anën tjetër, thuhet se Fofana është 100% i hapur rreth mundësisë së kalimit te Chelsea, dhe ky i fundit nuk do të ndalet me vetëm këto dy oferta, pasi që pritet të bëjë një propozim tjetër, propozim ky që mund ta bëjë Fofanan mbrojtësin më të shtrenjtë në planet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat