Besart Ibraimi tregon klasin e tij, shkatërron Pobeda-n e Prilepit 

Futboll

Besart Ibraimi tregon klasin e tij, shkatërron Pobeda-n e Prilepit 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2022 Në ora: 19:29
Besart Ibraimi tregon klasin e tij

Futbollisti Besart Ibraimi tregon klasin e tij në hapje të kampionatit të ri të Maqedonisë së Veriut.

Struga Trim Lum e demoloi me rezultat 3:0 Pobeda-n e Prilepit, në takimin që u zhvillua në Strugë.

Ibraimi ishte i pagabueshëm për mbrojtjen e skuadrës rivale, duke shënuar në minutën e 45+2 dhe 63-tën.

Futbollisti Fatjon Yusufi në minutën e 89-të realizon për rezultatin 3:0.

Struga TL tregon se këtë sezon ka ambicie për të luftuar për majën e tabelës, ndërsa Pobeda do të bëjë me një betejë të ashpër për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat